Zhduket avioni me të cilin udhëtonte nënpresidenti i Malavisë

Azia

Zhduket avioni me të cilin udhëtonte nënpresidenti i Malavisë

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 18:22
Saulos Chilima

Një aeroplan që transportonte zëvendëspresidentin e Malavisë, Saulos Chilima dhe nëntë të tjerë është zhdukur, thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit, raporton BBC.

Avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malavi “doli nga radari” pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe, të hënën në mëngjes.

Presidenti urdhëroi një operacion kërkimi dhe shpëtimi pasi zyrtarët e aviacionit nuk ishin në gjendje të kontaktonin avionin.

Ai duhej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, vetëm pas orës 10:00 me orën lokale.

Pasi u informua për incidentin, Presidenti i Malavisë, Lazarus Chakwera, anuloi fluturimin e tij të planifikuar për në Bahamas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat