Toyota sjell modelin e ri Corolla hibrid

Auto

Toyota sjell modelin e ri Corolla hibrid

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:01
Toyota

Toyota vendosi të largojë markën Auris nga modelet e saj kompakte në tregun evropian për vitin 2019, dhe gjenerata e re e kësaj makine, e cila u prezantua këtë vit në Gjenevë, përsëri quhet Corolla në të gjitha format e karrocerisë.

Në panairin e veturave, i cili përfundon sot në Paris, kishte premierën Corolla Hybrid në versionin hatchback dhe karavan.

Toyota vendosi që fokusi i gjeneratës së re të modelit më të shitur të saj në histori të jetë në versionin hibrid, andaj ofroi vetëm një opsion me motor konvencional - benzinë turbo 1.2 litërsh me 116 kuaj fuqi. 

Nga ana tjetër, konsumatorët do të jenë në gjendje të zgjedhin midis dy opsioneve hibride. 

Opsioni më i dobët me 1.8 litra benzinë dhe 122 kuaj fuqi dhe njësia benzine 2.0 litërsh me 180 kuaj fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat