Jaguar Land Rover pezullon prodhimin për Kinën

Auto

Jaguar Land Rover pezullon prodhimin për Kinën

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:31
Jaguar Land Rover

Jaguar Land Rover do të pezullojë punën në fabrikën e prodhimit në Britaninë e Madhe për shkak të rënies së shitjeve në Kinë.

Për shkak të një lufte tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, dhe rritjes së detyrimeve të importit, Jaguar Land Rover ka shënuar rënie në shitje deri 50% në tregun më të madh të makinave.

Kompania vendosi të pezullojë veprimin e fabrikës në Solihull për dy javë, duke filluar nga 22 tetori. Jaguar F-Pace, Land Rover, Range Rover, Range Rover Sport dhe Range Rover Velar janë prodhuar në këtë objekt, transmeton KosovaPress.

Më herët, JLR zvogëloi  orarin e punës në fabrikën e dytë të prodhimit në Kasl Bromwich për tre ditë në javë nga tetori deri në fillim të dhjetorit. Jaguar Land Rover përbën një të tretën e 1.67 milionë makinave të prodhuara në Britani të Madhe vitin e kaluar.

Rreth 45% e automjeteve të shitura nga ky prodhues janë me naftë, e cila ka pësuar goditje të dhunshme në shitje për shkak të rritjes së taksave në një numër vendesh, në mënyrë që të rrisë standardet mjedisore.

JLR ka paralajmëruar edhe për ndikimin negativ të Brexit, dalja britanike nga Bashkimi Evropian, për shkak të humbjes së tregtisë së pakufizuar me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat