Gabimi i robotëve dërgon 300 vetura në hekurishte

Auto

Gabimi i robotëve dërgon 300 vetura në hekurishte

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Gati 300 njësi SUV Subaru të prodhuara në korrik 2018, do të shkatërrohen dhe të shiten për hekur të vjetër, pas një gabimi të robotëve gjatë saldimit të shtyllës së automjeteve, e cila është e rëndësishme për mbajtjen e sigurt të strukturës.

Subaru në maj filloi prodhimin e një SUV të ri me tre palë ulëse në SHBA, por prodhuesi japonez hasi qysh në fillim në probleme.

Agjencia nacionale amerikane për siguri në trafik (NHTSA), njoftoi se bëhet fjalë për pika kritike në qendër, përkatësisht në shtyllat B të automjeteve.

Është pohuar se në rastin e aksidenteve të trafikut për shkak të këtij gabimi mund të rrezikohet struktura e automjetit, e cila mund të çojë në dëmtim të udhëtarëve.

Problemi u zbulua në 293 makina të prodhuara në periudhën 13 deri 21 korrik. Subaru ka bërë të ditur se të gjitha këto automjete do të shkatërrohen.

Nga ky numër, vetëm 9 vetura u dërguan te konsumatorët para se të zbulohej gabimi, ndërsa pjesa e mbetur ishte ende pa u shitur. Subaru kontaktoi pronarët e mjeteve me probleme sapo zbuloi problemin, duke mos dhënë më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat