Peugeot planifikon 508 R me mbi 350 kuaj fuqi

Auto

Peugeot planifikon 508 R me mbi 350 kuaj fuqi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:43
Peugeot

Kompania franceze Peugeot paraqiti versionet hibride të modeleve 3008 dhe 508 në Paris, duke përfshirë një variant karavan.

Një motor me benzinë 1.6 litra me dy motorë elektrikë siguron një total prej gati 300 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, Peugeot thuhet se planifikon të nisë një model R 508 më të fuqishëm me fuqi shtesë.

Një burim pranë kompanisë franceze ka zbuluar se Peugeot ka në plan të kthejë markën R 508 hibrid me 350 kuaj fuqi në versionin sedan dhe vagonë.

Peugeot 508 R do të përshpejtojë nga 0-100 km/h në 4.5 sekonda me shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat