Pronarët e këtij brendi të veturave janë vozitësit më të këqij

Auto

Pronarët e këtij brendi të veturave janë vozitësit më të këqij

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Një faqe britanike për krahasimin e kompanive të sigurimeve ka bërë një studim se cilët janë shoferët më të këqij në rrugët e tyre.

Anketa përfshiu 2,000 njerëz, 24% e të cilëve ishin shoferët më të këqij që posedonin makinat BMW. Të tjerë në listë janë automjetet komerciale Ford Transit, pavarësisht nga një studim i kohëve të fundit se shoferët e furgonëve janë më të sigurtit në Britani të Madhe.

Për çdo 160,000 kilometra të kaluara, ata marrin pjesë në 3.8 herë më pak aksidente që rezultojnë me lëndime sesa makina të tjera. Për më tepër, sa 32.8% e shoferëve të furgonëve vunë gishtin te pronarët e BMW-së si vozitës të këqij, si dhe shumica e çiklistëve dhe motoçiklistëve.

Në vendin e tretë radhiten taksistët, për të cilët shumica mendojnë se janë më të këqij se vozitësit e  Audi, Ferrari, Porsche, Subaru, Mercedes dhe VW Golf, të cilët renditen nga pozita katër deri te pozita e nëntë.

Lista e 13 llojeve të makinave të cilat britanikët i konsiderojnë se janë vozitësit më të këqij në rrugë:

1. BMW 24 për qind

2. Ford Transit 21,8%

3. Taksi (Black cab) 14,1%

4. Audi 9%

5. Ferrari 6,3%

6. Porsche 5,7%

7. Subaru 4,2%

8. Mercedes 4,1%

9. VW Golf 2,9%

10. Opel/Vauxhall Astra 2,5%

11. Toyota Prius 2,1%

12. Ford Focus 1,9%

13. Lexus 1,5%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat