Shfrytëzoi telefonin e zgjuar për të vjedhur një Tesla, veprimi tij po duket shumë i pamend - Bota Sot
Shfrytëzoi telefonin e zgjuar për të vjedhur një Tesla, veprimi tij po duket shumë i pamend

Auto

E hënë, 15 tetor 2018

Shfrytëzoi telefonin e zgjuar për të vjedhur një Tesla, veprimi tij po duket shumë i pamend

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:28
Adoleshenti i paemëruar nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, raportohet të ketë vjedhur një Tesla Model 3

Mund të duket se ishte një hajn mençur dhe i shkathët, por duket se me këtë veprim vetëm se u konsiderua budalla

Adoleshenti i paemëruar nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, raportohet të ketë vjedhur një Tesla Model 3 që ishte e parkuar jashtë një qendre tregtare. Fakti që 21-vjeçari përfundoi gjithçka vetëm me një telefon të zgjuar, u konsiderua se ai është i zgjuar dhe i shkathët. Por, ai ra në duart e policisë pas vetëm tri ditësh, gjë që tregoi se veprimi tij nuk ishte i menduar aspak mirë.

Nëpërmjet aplikacionit që e krijoi vet, ai arriti të ndërhynte në sistemin e brendshëm të Model 3, ta hapte dhe ta ndizte. Para se të nisej, u kujdes që ta ndalonte sistemin GPS, në mënyrë që të mos zbulohej se nga po shkon.

Mirëpo, sa herë që një EV i tillë kyçet që të mbushte në Tesla Supercharges, menjëherë bëhet e ditur se ku ndodhet. “Tesla nuk ëhstë një veturë që bën për ta vjedhur, të dhënat enorme që i mbledhë, nganjëherë janë edhe të frikshme” ka thënë një ekspert policor.

Në anën tjetër, një komentues ka thënë që ai e ka bërë vetëm për të treguar aftësitë hakuese, si dhe t’i bëjë të ditur zyrtarëve në Tesla që t’i kompletojnë makinat edhe me numrin VIN, për të pamundësuar vjedhjet në këtë formë. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test