Honda “ringjall” konceptin e saj të harruar të superveturës

Auto

Honda “ringjall” konceptin e saj të harruar të superveturës

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 10:56
Honda HP-X

Shumë përpara NSX, Honda kishte një koncept të bukur të quajtur HP-X – vetura e parë konceptuale moderne e markës.

E projektuar nga Pininfarina, HP-X debutoi në Motor Show të Torinos në vitin 1984 dhe shfaqi një veturë sportive radikale ultra-aerodinamike.

Bëhet e ditur se HP-X kishte një motor 2.0-litërsh V-6 që rrjedh nga vetura për gara e Honda-s Formula 2.

Image
Honda HP-X

Por, fatkeqësisht HP-X nuk e pa kurrë “dritën”.

NSX debutoi rreth pesë vjet më vonë dhe pjesa tjetër është histori.

Megjithatë, në Pebble Beach Concours d’Elegance të këtij viti, Honda po heq pluhurin nga vetura e saj konceptuale 40-vjeçare dhe po konkurron në skenën kryesore.

Siç raportohet, Honda HP-X i restauruar plotësisht do të jetë vetura e parë japoneze në fushën kryesore të ngjarjeve në më shumë se 50 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat