Audi A4 ‘bëhet’ A5?

Auto

Audi A4 ‘bëhet’ A5?

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 07:24
Audi A4

Gjenerata e re e modelit të njohur tani ka emër të ri, i cili sjell një karakter sportiv më të theksuar, por edhe veturën e parë hibride në gamë.

Që nga lansimi i tij tre dekada më parë, Audi A4 ka evoluar në një limuzinë ideale për aspiratat e biznesit dhe familjes, së bashku me një model karavan që, me versionin Allroad, përmbushi dëshirat e aventurierëve.

Tashmë me elektrifikimin ka pasur ndryshime edhe në nomenklaturën e modelit, kështu që A4 e ardhshme do të jetë model elektrik.

Image
Audi A4

Në të njëjtën kohë, A5 coupe dhe kabriolet hyjnë në histori, ashtu si A5 Sportback i mëparshëm. Nga ana tjetër, ka limuzina dhe karavan të cilët me rritjen e shkallës (emrave) të modeleve kanë marrë një karakter mjaft sportiv.

Ai do të ofrohet në katër variante: si A5 dhe S5 dhe si karavan  A5 dhe S5 Avant. Këto janë edhe modelet e para që do të prezantohen në platformën PPC (Premium Platform Combustion).

Image
Audi A4

Në të njëjtën kohë, A5 coupe dhe ai kabriolet hyjnë në histori, ashtu si A5 Sportback i mëparshëm. Nga ana tjetër, aty janë limuzina dhe karavani

Më i madh se paraardhësi i tij, A5 i ri hyn në segmentin e klasës së mesme, sipas njoftimit zyrtar. Nuk ka dyshim, pamja e të dy versioneve të trupit është mbresëlënëse, me një karakter të theksuar sportiv, duke ndjekur në mënyrë progresive trendet aktuale në formën e rrotave me diametër më të madh dhe dritave LED të përshtatura në mënyrë tërheqëse.

Image
Audi A4

Motorët ofrohen në një version të butë hibrid MHEV, i cili sjell një reduktim deri në 10 g CO2/km ose 0,38 l/100 km në 2.0 TDI (150 kW, me rrota të përparme/quattro) dhe deri në 17 g CO2 /km ose 0,74 l/100 km në V6 3,0 TFSI (270 kW, quattro), sipas ciklit WLTP.

Gjeneratori i shtytjes (PTG) mund të kontribuojë deri në 18 kW (24 kuaj-fuqi) fuqi elektrike në fuqinë dalëse të motorit me djegie të brendshme. Gjatë ngadalësimit, PTG furnizon baterinë (rikuperimin) me fuqi deri në 25 kW përmes frenimit rigjenerues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat