Çmimet e veturave elektrike po barazohen me ato të benzinës

Auto

Çmimet e veturave elektrike po barazohen me ato të benzinës

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Ajo që u paralajmërua në industrinë e automobilave po ndodh, por më shpejt se sa parashikimet.

Gjegjësisht, çmimet e baterive po bien me shpejtësi, gjë që ul edhe çmimet e veturave elektrike.

Faktorët që nxisin rënien prej 51 për qind të çmimeve të baterive përfshijnë rënien e çmimeve për lëndët e para si litiumi dhe kërkesa më e ulët se sa pritej për vetura elektrike. Rezultati tashmë po ndihet në Kinë – veturat elektrike tashmë kanë çmime në nivelin e makinave me benzinë ose edhe më të ulëta se ato, dhe ulje të ndjeshme të çmimeve të makinave elektrike po shkojnë edhe në kontinentin evropian. Përkatësisht, shumë automobila elektrik më të lirë do të shfaqen në treg në vitin 2025 dhe 2026.

Kërkesa globale për bateritë litium-jon në vitin 2023 u vlerësua kohët e fundit në rreth 950 gigavat orë, ndërsa kapaciteti global i prodhimit, kryesisht në Kinë, është dyfishi i kësaj shifre. Analistët parashikojnë se përpjekjet në Perëndim për të zhvilluar kapacitetin e prodhimit të baterive në përputhje me Kinën vetëm sa do të përkeqësojnë problemin e mbikapacitetit.

Ky është një lajm i mirë për konsumatorët, raporton BloombergNEF, i cili llogarit se çmimet më të ulëta do të reflektohen në modelet më të lira të makinave elektrike, prodhimi i të cilave është planifikuar për vitet e ardhshme.

Ndërsa çmimet më të ulëta për automjetet elektrike zakonisht mendohet se po rrisin kërkesën dhe për këtë arsye çojnë në një rikuperim të çmimeve globale të baterive, analiza e Bloomberg sugjeron se ka faktorë të tjerë në punë që tregojnë uljen e çmimeve për disa kohë në vijim.

Gjëja më e rëndësishme, besojnë ata, është fakti që kompanitë kineze dhe prodhuesit e tjerë vazhdojnë të investojnë shuma të mëdha në kërkime dhe zhvillim, prodhim të automatizuar dhe fabrika të reja. BNEF thotë se pret që çmimet e ulëta të vazhdojnë të paktën për disa vitet e ardhshme si rezultat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat