Shumica e shoferëve nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë këto drita në veturat elektrike dhe hibride

Auto

Shumica e shoferëve nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë këto drita në veturat elektrike dhe hibride

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 00:36
Foto ilustrim

Kompania britanike e sigurimeve confused.com kreu një sondazh të madh në 27 vende evropiane, dhe tema ishte simbolet (relativisht) të reja në panelin e kontrollit.

Rezultatet treguan se shoferët kryesisht nuk e dinë se cilat simbole janë. Disa simbole lidhen me automjetet elektrike, dhe disa me hibridet.

Sipas sondazhit, deri në 35 për qind e të anketuarve ende nuk e dinë se simboli i verdhë me shkronjat ABS, i pranishëm prej dekadash, do të thotë dështim i sistemit të frenimit ABS.

Probleme me sistemin elektrik

Edhe 80 për qind e të anketuarve nuk e dinin se ky simbol në veturat e tyre elektrike nënkupton probleme me sistemin elektrik.

AGC

Rreth 77 për qind e të anketuarve nuk dinin për simbolin AGC – ndezja e kësaj drite do të thotë se vetura është duke ecur drejt teposhtës, duke zvogëluar rezistencën ndaj ngadalësimit dhe frenimit. Qëllimi i AGC është të zvogëlojë konsumin e karburantit gjatë vozitjes.

Vetura është gati për të vozitur

Edhe 68 për qind e drejtuesve të automjeteve elektrike nuk e dinin që ky simbol do të thotë se vetura e tyre është gati për të vozitur.

Vetura hibride në modalitetin elektrik

Vetura hibride në modalitetin elektrik – 60 për qind e të anketuarve nuk e dinin se kjo dritë e tregon këtë.

Performanca e kufizuar e automjetit

Performanca e kufizuar e automjeteve – 59 për qind e të anketuarve nuk e dinin këtë.

Një altoparlant i jashtëm është i ndezur

Një altoparlant i jashtëm ndizet në shpejtësi më të ulëta të veturave elektrike (për të paralajmëruar këmbësorët, çiklistët) – 58 të anketuar nuk e dinin këtë.

Këmbësorët janë në rrugë

Kujdes, këmbësorët janë në rrugë! 53 për qind e të anketuarve nuk e njihnin këtë simbol.

Defekt automjeti

Defekt në automjetin që duhet të kontrollohet – 52 për qind e të anketuarve nuk e dinin këtë.

Temperatura e baterisë

Një simbol që nuk u njoh nga 48 për qind e të anketuarve – temperatura e baterisë.

Modaliteti elektrik nuk është i disponueshëm në hibrid

Modaliteti i funksionimit elektrik aktualisht nuk është i disponueshëm në një veturë hibride – 38 përqind e shoferëve nuk e dinin këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat