Subaru është drejtuar për në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood me një WRX ndryshe nga të tjerët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një makinë, e cila me një rritje të madhe kuaj-fuqi pretendon se është makina më e shpejtë e garave WRX që vjen nga Subaru Motorsports USA.
Le të fillojmë me motorin.
Është një prej 2.0 litrash që rrjedh nga ekipi rallycross i kompanisë, vetëm ky prodhon 670 kuaj fuqi.
Me këtë, Subaru Motorsports USA dhe ekipi në Vermont SportsCar thuhet se kanë ofruar “një bishë absolute”.