Zhvillimet e fundit në Ukrainë kanë bërë që të flitet edhe për shumë gjëra të pakapshme, përfshirë edhe thashetheme dukshëm të rreme që përfshijnë makinat.
Dhe në rastin e fundit, ka pasur një pretendim se gruaja e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, Olena, bleu një Bugatti Tourbillon.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një veturë që sapo u zbulua dhe nuk do të hyjë në prodhim për dy vjet të tjera.
Kjo, natyrisht, nuk ndodhi, vënë në pah mediat e huaja.
Kontrolluesi i fakteve David Puente ka një përmbledhje të madhe të thashethemeve në Twitter, dhe kjo marrëzi anti-Zelensky është pothuajse padyshim propagandë ruse.
Gjithçka thuhet se filloi në një faqe interneti në gjuhën franceze, e cila është plot me përmbajtje pro-ruse të krijuara nga AI.