Mercedes thotë se hipervetura AMG One është një veturë Formula 1 për rrugë.
Por, të kesh 1049 kuaj fuqi do të thotë se shpejtësia në një rrugë të drejtë është gjithashtu shumë e madhe.
Kanali Gercollector në YouTube ka publikuar videon e një shëtitjeje me Mercedes-AMG One në një autostradë gjermane ku nuk ka kufizim shpejtësie.
Atje, vetura ishte në gjendje të arrinte një shpejtësi maksimale prej 347 km/h.
E gjithë ajo shpejtësi vjen nga një motor V6 turbocharged 1.6 litërsh, i çiftuar me tre motorë elektrikë.