Audi do të integrojë ChatGPT-në në modelet e saj për disa arsye

Auto

Audi do të integrojë ChatGPT-në në modelet e saj për disa arsye

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Mjeti juaj i preferuar me Al po vjen në Audi.

Bëhet e ditur se ChatGPT do të integrohet në modelet aktuale dhe ato të ardhshme Audi, si dhe në automjetet e vjetra që nga viti 2021.

Me kusht që sistemi modular info-argëtues i gjeneratës së tretë të jetë i vendosur, do të mund të bëni biseda të natyrshme me veturën tuaj dhe të merrni përgjigje.

Por, kjo nuk është çështja.

Prodhuesit e automjeteve po i drejtohen ChatGPT-së jo për aftësitë e tij të zbulimit, por modelin e gjuhës natyrore, që në teori do të kuptojë më mirë se çfarë dëshiron shoferi, përcjell Telegrafi.

“Me integrimin e pandërprerë të ChatGPT-së në kontrollin tonë zanor, ne po kombinojmë pikat e forta të aplikacioneve”, tha Marcus Keith, nënkryetar i zhvillimit të brendshëm në Audi.

“Përveç një sërë funksionesh të kontrolluara me zë, klientët tanë tani do të përfitojnë nga qasja e thjeshtë dhe e sigurt në njohuritë e bazuara në AI. Ky është hapi tjetër drejt një eksperience më të mirë në kabinën e automjeteve Audi”, shtoi Keith.

Ndryshe, Volkswagen tashmë ka implementuar ChatGPT-në në veturat e tij, kështu që lëvizja e Audi ishte e pashmangshme.

Integrimi i ChatGPT-së do të jetë i disponueshëm në korrik për rreth dy milionë Audi të ndërtuara pas vitit 2021.

Në vijim, ai do të përfshihet në automjetet që përdorin arkitekturën elektronike E3 1.2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat