BMW thotë se Sedani i parë Elektrik M do të “mundë gjithçka që keni parë ndonjëherë”

Auto

BMW thotë se Sedani i parë Elektrik M do të “mundë gjithçka që keni parë ndonjëherë”

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Pak vite më parë, ideja e një makine tërësisht elektrike nga marka BMW M dukej si “e pakapshme”.

Por një makinë e tillë është në punë dhe bazuar në deklaratat e bëra nga shefi i divizionit M, do të jetë e jashtëzakonshme, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo për faktin se BMW ka punuar për një konfigurim të fuqishëm për mjaft kohë dhe pritet të lansojë sedanin e saj të parë të performancës me bazë Neue Klasse në 2026 ose 2027.

Madje sipas Frank van Meel, EV-ja e re “do të mundë gjithçka që keni parë ndonjëherë”.

Motor Trend parashikon se sedani i ri elektrik i performancës nga marka gjermane do të jetë makina me përshpejtim më të shpejtë në historinë e saj, duke arritur sprintin 0-60 mph (0-96 km/h) në më pak se 3 sekonda.

E-motorët mund të jenë të ftohur me ujë dhe vaj, dhe një arkitekturë elektrike 800 volt do të mundësojë karikim ultra të shpejtë DC.

Van Meel ka zbuluar gjithashtu se bateritë do të kenë një kimi të ndryshme nga ato të modeleve të tjera Neue Klasse dhe se ato do të kenë një sistem ftohjeje të përmirësuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat