Prezantohet vetura e re sportive Bugatti Tourbillon – kap shpejtësinë prej 450 kmh/h – video që tregon zhurmën që e zhvillon gjatë punës

Auto

Prezantohet vetura e re sportive Bugatti Tourbillon – kap shpejtësinë prej 450 kmh/h – video që tregon zhurmën që e zhvillon gjatë punës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Kroati Mate Rimac tri ditë më parë në Molsheim të Francës, prezantoi Bugattin e parë të zhvilluar nën udhëheqjen e tij – Tourbillon.

Qmimi fillestar i kësaj veture sportive, pa pajisje shtesë dhe përfitime tjera, është 3.8 milionë euro.

Në anën tjetër, Rimac, kreu i Bugatti Rimac tha se pothuajse 250 njësitë e planifikuar janë shitur.

Një video e publikuar tregon sesi tingëllon Bugatti kur shtypni pedalin e gazit.

Bëhet fjalë për një veturë që ka mbi 1,800 kuaj-fuqi, dhe që lëvizë me shpejtësi prej 450 kilometra në orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat