A keni parë ndonjëherë veturë më të çuditshme?

Auto

A keni parë ndonjëherë veturë më të çuditshme?

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:16
Produkti i tij i fundit, megjithatë, është fryt i një dizajni për të cilin ai i besoi inteligjencës artificiale.

Një veturë koncepti prej druri që duket si një makinë kohe është e fundit në një seri krijimesh nga një zdrukthëtar i talentuar.

Zakonisht, vietnamezi Trong Van Dạo prodhon versione ekzotike të automobilave si Bugatti Veyron ose Ferrari GTO, të cilat në fakt mund të drejtohen.

Produkti i tij i fundit, megjithatë, është fryt i një dizajni për të cilin ai i besoi inteligjencës artificiale.

Është një mjet që mund të lëvizë me ndihmën e baterive dhe bazamenti përbëhet nga një shasi metalike.

Çdo pjesë është e teksturuar dhe e punuar me dorë nga druri i lehtë, duke përfshirë ingranazhet që shtojnë pamjen futuriste.

Për karrocën e këtij mjeti, besoni apo jo, është përdorur një mjet i zakonshëm që mund të gjendet në çdo punishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat