BMW X5 feston 25 vjetorin me një tjetër version

Auto

BMW X5 feston 25 vjetorin me një tjetër version

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 22:36
BMW X5

Ku do të ishte sot BMW pa SUV-ët e saj?

Kompania ka lulëzuar si prodhuesi më i madh i veturave premium në botë, duke e lënë Mercedes-Benz pas.

Një nga faktorët shtytës kanë qenë SUV-ët dhe gjithçka ka filluar me X5.

Image
BMW X5

Marka tani po feston një çerek shekulli të X5, duke e prezantuar një tjetër version të tij.

Duke e veçuar atë nga modeli i zakonshëm X5, versioni i ri vjen me një ngjyrë Lime Rock Grey dhe ofrohet për terrene të vështira.

Image
BMW X5

Bëhet e ditur se X5 i ri vjen edhe me katër mënyra të reja drejtimi: xSnow, xSand, xGravel dhe xRocks.

E për të ëmbëlsuar prodhimin e ri, në modelin e ri BMW po integron një të ashtuquajtur kamera xOffroad e cila punon me shpejtësi deri në 35 km/h për të treguar terrenin përreth.

Në brendësi, veshjet me fibër karboni vijnë nga X5 M60i dhe X5 M Competition.

Duke filluar nga gushti, prodhuesi i veturave do të prodhojë rreth 1,000 shembuj të X5 të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat