Tesla Cybertruck është automjeti i ri elektrik në shërbim për policinë e Dubait

Auto

Tesla Cybertruck është automjeti i ri elektrik në shërbim për policinë e Dubait

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 10:10
Kamionçina elektrike nga Tesla, që i shërben Policisë së Dubait

Policia e Dubait është krenare që ka në shërbim të saj një flotë të lakmueshme makinash.

Nga Ferrari te Bugatti, duke përfshirë Lamborghini Urus Performante dhe së fundmi një Tesla Cybertruck, garazhi luksoz i kësaj force policore i ka të gjitha.

Dhe sipas mediave të huaja, kamionçina elektrike nga Tesla, që i shërben Policisë së Dubait, përmban ngjyrat tradicionale të bardha dhe jeshile dhe shfaq logot e forcave të policisë.

Çfarë dihet deri më tani është se modeli 100% elektrik do të përdoret nga divizioni i turizmit, dhe për këtë arsye ai do të shfaqë modelin e ri në një nga vendet publike më të ngarkuara të Dubait, në Dubai Mall.

Kjo qendër tregtare është e dyta më e madhe në botë për sa i përket sipërfaqes totale.

Atje vizitorët do të kenë mundësinë të shohin Cybertruck dhe të bëjnë foto me modelin e ri të Policisë së Dubait.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat