Honda dhe Mitsubishi krijojnë “një sipërmarrje të përbashkët për veturat e lektrike”

Auto

Honda dhe Mitsubishi krijojnë “një sipërmarrje të përbashkët për veturat e lektrike”

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Ndërsa Honda lëviz më thellë në sferën e veturave elektrike, ajo tashmë po mendon për ditët kur bateritë e automjeteve elektrike do të duhet të zëvendësohen ose të ripërdoren.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Honda është bashkuar me gjigantin industrial Mitsubishi Corp. për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët 50/50 të quajtur Altna Co. Ltd.

Kur bëhet fjalë për karikimin e automjeteve elektrike në shtëpi, Altna planifikon t’u ofrojë pronarëve plane karikimi që do të përdorin sisteme të avancuara të kontrollit të energjisë, duke lejuar që EV të rikarikohen automatikisht gjatë orëve jashtë pikut.

Përveç zhvillimit të sistemeve nga automjeti në rrjet (V2G), shërbimet e karikimit të Altna-s do të kërkojnë të rikarikojnë EV-të me energji të rinovueshme gjatë orëve kur do të ketë tepricë.

Ndërmarrja e përbashkët do të operojë gjithashtu një biznes me qira të baterive EV në Japoni, me Honda N-VAN e: e lansuar së fundmi, e vendosur të jetë automjeti i parë elektrik që do të jetë pjesë e këtij projekti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat