Kompania e Muskut pritet të zhvendoset në Teksas

Auto

Kompania e Muskut pritet të zhvendoset në Teksas

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 09:13
Marrëveshja u bllokua në fillim të këtij viti nga një gjykatës në Delaware për shqetësimet se ishte e padrejtë ndaj aksionarëve.

Aksionarët e Tesla kanë mbështetur një paketë pagash rekord për shefin Elon Musk dhe kanë miratuar një plan për të zhvendosur selinë ligjore të firmës në Teksas.

Marrëveshja u bllokua në fillim të këtij viti nga një gjykatës në Delaware për shqetësimet se ishte e padrejtë ndaj aksionarëve.

Votimi është një fitore për multi-miliarderin, i cili kishte bërë fushatë të ashpër për pagesën, e cila arrin në 56 miliardë dollarë (52.41miliardë euro). Shuma e saktë varet nga çmimi i aksionit të Tesla, raporton bbc.

“E fortë, ju dua djema”, tha ai para një turme aksionerësh entuziastë që ishin mbledhur në Teksas për mbledhjen vjetore të firmës.

Marrëveshja vlen më shumë se 3000 herë më shumë sesa fitoi shefi me pagën më të lartë në SHBA vitin e kaluar.

Megjithatë, votimi nuk është detyrues dhe ekspertët ligjorë kanë thënë se nuk është e qartë nëse gjykata që bllokoi marrëveshjen do të pranojë rivotimin dhe do të lejojë kompaninë të rivendosë paketën e pagave.

Plani i kompensimit i jep miliarderit të drejta për rreth 300 milionë aksione – ekuivalente me 10 për qind të aksioneve në firmë – si një shpërblim për përmbushjen e një numri objektivash të përcaktuara në 2018 nga Tesla, të cilat lidhen me shitjet, fitimet dhe çmimin e aksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat