Përfundon shfaqja Motor Show në Gjenevë

Auto

Përfundon shfaqja Motor Show në Gjenevë

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Pas 119 vitesh, Motor Show në Gjenevë ka përfunduar.

Organizatorët e ngjarjes njoftuan në një postim në Facebook se shfaqja po përfundon “për shkak të sfidave të vazhdueshme të industrisë dhe konkurrencës”.

Ngjarja është përballur me sfida të forta që nga fillimi i pandemisë COVID-19 mbi katër vjet më parë. Virusi anuloi shfaqjen në vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023.

Kur u kthye në vitin 2024, aty morën pjesë vetëm një numer i vogël i prodhuesve të automjeteve.

Behet e ditur se Gjeneva organizoi shfaqjen e saj të parë motorike në vitin 1905.

Ngjarja historike ka parë disa nga makinat më ikonike të industrisë të debutojnë.

Jaguar E-Type, Porsche 917 dhe Audi Quattro ishin vetëm disa nga makinat legjendare që bënë debutimin e tyre në Gjenevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat