A ndieni një erë të pakëndshme për shkak të ajrit të kondicionuar në veturë?

Auto

A ndieni një erë të pakëndshme për shkak të ajrit të kondicionuar në veturë?

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 12:30
Nëse acaroheni nga një erë e pakëndshme në veturë kur aktivizoni kondicionerin, ekziston një truk që do ta zgjidhë!

Pak njerëz dinë për butonin në anën e pasagjerit, do të ftohë më mirë!

Nëse acaroheni nga një erë e pakëndshme në veturë kur aktivizoni kondicionerin, ekziston një truk që do ta zgjidhë!

Ditët e ngrohta kanë ardhur dhe ajri i kondicionuar është një shpëtim për udhëtime të gjata. Kur pajisja fillon të humbasë fuqinë, krijohet një erë e pakëndshme. Kjo është një nga arsyet pse shumë e shmangin përdorimin e tij, duke mos ditur për trukun në ulësen e pasagjerit.

@master_driver666 Tips for replacing car parts.#driving #skills #tips #knowledge #fpy ♬ 原聲 - Master driver

Në TikTok është shfaqur një video që tregon se si mund të shpëtoni nga aromat e pakëndshme, por edhe të përmirësoni ftohjen.

“Nëse ndieni erë në veturën tuaj kur klima është aktivizuar dhe ftohja nuk është mjaftueshëm e mirë, në atë rast hapeni kasetën. Ekziston një buton që e mbani të shtypur dhe më pas do të shihni që kutia të bjerë vetë. Pas kësaj, mbajeni butonin, tërhiqeni lart dhe pastaj mund të shihni elementin e filtrit të kondicionerit”, tha një grua në video e cila u befasua kur pa papastërtitë.

“Vendosni filtrin përsëri në të njëjtën mënyrë si e hoqët. Vendosni kapakun dhe vendosni kutinë. Me këtë metodë mund ta ndërroni vetë filtrin e pajisjes”, përfundoi ajo dhe shumë shoferë theksuan se nuk dinin për këtë truk. Hidhini një sy si duhet të duket, ndoshta do t’ju ndihmojë këtë verë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat