Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike, studimi tregon arsyet

Auto

Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike, studimi tregon arsyet

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 10:27
Gati tre të katërtat nuk kanë ndërmend të marrin në konsideratë një blerje të tyre të ardhshme.

Më shumë blerës kanadezë të makinave po i shmangen automjeteve elektrike (EV).

Dhe kjo për shkak të buxheteve ”më të shtrënguara familjare” dhe kostove më të larta të huamarrjes, sipas J.D. Power Canada.

Madje, një studim i ri nga firma e kërkimit të tregut thotë se gati tre të katërtat nuk kanë ndërmend të marrin në konsideratë një blerje të tyre të ardhshme.

Distanca e kufizuar e vozitjes për karikim, ose i ashtuquajturi “ankthi i distancës”, ishte shqetësimi kryesor midis atyre që zgjodhën të mos blinin vetura elektrike (68 për qind), e ndjekur nga çmimi i blerjes (61 për qind) dhe infrastruktura e karikimit (60 për qind).

J.D. Power Canada mblodhi rreth 3,000 përgjigje nga konsumatorët në mars dhe prill për studimin e tretë vjetor të Konsiderimit të Automjeteve Elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat