Aston Martin zbulon detaje nga modeli i ri Vanquish

Auto

Aston Martin zbulon detaje nga modeli i ri Vanquish

Më: 31 maj 2024 Në ora: 10:49
Aston Martin Vanquish

Aston Martin do të prezantojë një superveturë të re para fundit të vitit 2024.

Kompania tashmë ka njoftuar për një model të ri me motor V12 me dy turbocharged i cili do të prodhojë 824 kuaj fuqi.

Fotot e publikuara së fundmi tregojnë një veturë elegante me motor të përparmë, që thuhet të jetë emëruar Vanquish.

“Motori V12 prej kohësh ka qenë simbol i fuqisë dhe prestigjit, por gjithashtu edhe pasion inxhinierik dhe aftësi teknike”, tha shefi teknik i Aston Martin, Roberto Fedeli.

Brendësia thuhet të jetë e ngjashme me modelet e fundit të Aston, si DB12, me një kabinë të personalizuar, ekran qendror me prekje dhe një grup instrumentesh dixhitale.

Mirëpo, marka nuk ka dhënë një datë specifike për prezantimin e versionit të përfolur, çmimi i të cilit pritet të jetë me gjashtë shifra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat