Opel Mokka ka fituar çmimin ”Connected Car Award 2020”.
Modeli i ri elektrik nga prodhuesi gjerman u shpall fitues në kategorinë e veturave kompakte nga lexuesit e “Auto Bild” dhe ”Computer Bild”.
Pas marrjes së çmimit ”Connected Car Award”, drejtori menaxhues i inxhinierisë, Marcus Lott, theksoi se ”me Opel Mokkan e ri, ne u ofrojmë klientëve tanë një paketë të plotë. Drejtuesit marrin të gjitha informacionet që u nevojiten falë dy ekraneve të mëdha, të integruara në panelin dixhital ‘Pure’”.
Sistemet janë të thjeshta për përdorim dhe shërbimet digjitale të ”OpelConnect” e bëjnë ngasjen edhe më të këndshme.
Dizajni dhe teknologjia janë shenjë dalluese e modeleve të markës Opel.