Halil Sylejmani: Gazeta ‘Bota sot’, një pasqyrë e informimit dhe si ushqim për mua

Atletika

Halil Sylejmani: Gazeta ‘Bota sot’, një pasqyrë e informimit dhe si ushqim për mua

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 13:28
Halil Sylejmani

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se gazeta ‘Bota sot’ ka një rol të rëndësishëm në sport dhe është si ushqim për të. 

Sylejmani ka uruar 29 vjetorin e gazetës duke thënë se është një dritare e fuqishme e informimit për të gjithë sportistët. 
Halil Sylejmani: “Prej se ka dalur ‘Bota sot’ gjithherë e kemi ble, kam qenë dhe jam lexues i rregullt i saj.

Është një pasqyrë e informimit, një ushqim për mua, për gjërat që ka ngjarë dhe do të ngjajnë si në sport dhe sfera tjera, mu më se tepërmi më intereson sporti. Federata Atletike dhe unë si kryetar e kam gjetur veten gjithherë, edhe në rezultate edhe të arriturat edhe problemet e atletikës në ‘Bota sot’. Pra, që nga fillimi edhe tani përcillen nga ‘Bota sot’ të arriturat, kushtet dhe shumë gjëra që ne i vijojmë, i ndihmojmë dhe i japin udhëheqje klubeve, atletëve e kështu më radhë.

Tani për tani gazetari Kemajl Goca asnjëherë nuk e anashkaloi apo e la anash atletikën por gjithherë e përkrahu duke shkruar dhe njoftuar  opinionin e gjerë, që atletika të mos jetë e shurdhët të populli, të lexojnë e ta shohin, të dijnë çka ka dhe se si ka arritur dhe si do të arrijë në të ardhshmen,

Si gazetë nuk është dorëzuar.

Unë mendoj me gazetarin Kemajl Goca, asnjëherë nuk ka përtuar por ka treguar se si arrihet dhe se si duhet të arrihet sukseset. Këtë gazetë me udhëheqjen e pronarit të ‘Bota sot’, ta them të drejtën sportin, të cilën e përkrahin sidomos atletikën e Kosovës, i përgëzoj e uroj që të vazhdojë me mirëkuptim dhe bashkëpunim të ndërsjellë dhe unë si udhëheqës i federatës dhe të tjerët jemi mirënjohës të pa fund. Edhe Kemajl Gocën e përshëndesin, e i urojmë shëndet dhe punën i cili gjithherë e ka kryer profesionalisht deri me tash. Uroj 29 vite dhe shumë vite tjera.

Kjo gazetë ka vepruar në kohëra shumë të vështira. Unë jam thjesht i nderuar që ka bërë për neve sepse nuk ka qenë e lehtë rrugëtimi i saj”, thotë Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat