Halil Sylejmani përgëzon atletët për medalje në Evropian: Të arrijmë medalje ballanike, evropiane, botërore e olimpike

Atletika

Halil Sylejmani përgëzon atletët për medalje në Evropian: Të arrijmë medalje ballanike, evropiane, botërore e olimpike

Nga: K.Goca Më: 22 qershor 2024 Në ora: 14:53
Halil Sylejman

Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani dhe atletja e shtigjeve të gjata, Gresa Bakraçi, fituan medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla. 

Ramadani zuri vendin e dytë në hedhjen e gjylës e Gresa doli e dyta në disiplinën 1500 metra.

Evropiani po mbahet në Gjibraltar.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, i ka përgëzuar dhe uruar për këtë sukses Gresën dhe Muhametin.

“Këto gara janë Evropiani për shtetet e vogla, një ndër to edhe Federata Atletike e Kosovës, ku marrë pjesë në Gjibraltar me 8 atletë dhe trajnerë.

Rezultate janë të mira por unë kam dëshirë edhe më mirë”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
 
Sylejmani tha se synimet si gjithmonë janë që të arrijnë rezultate në çdo garë ndërkombëtare. 

“Dy medalje të argjendta, presim edhe më vonë ndonjë medalje.

Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi, fituesit e këtyre i medaljeve, unë i përgëzoj dhe uroj përzemërsisht në emrin tim dhe të federatës për këtë sukses, me një dëshirë jashtëzakonisht që gjithë herë të arrijmë medalje ballanike, evropiane, botërore dhe edhe olimpike”, shpreh optimizmin numri një i federatës. 

Sylejmani ka vlerësuar punën që po bëhet nga trajnerët dhe atletët, duke thënë: “Po punojnë bukur mirë, rezultatet nuk mungojnë. Ne kemi qejf gjithmonë të jetë edhe mirë. 

Gjithashtu i përgëzojë trajnerët Adnan Demaliajn  e Shaban Ramadanin, të cilët me pumën e tyre profesionale bëjnë të pamundurën që këta atletë të arrijnë rezultate.

Mund të them në fund, edhe unë si kryetar me stafin e bordit, me të tjerët kemi bërë gjithçka që është e mundur t’ju ndihmojmë, t’i përkrahim në çdo gjendje dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim  jo vetëm këta dy edhe të tjerët atletë, të cilët besoj që do të lartësojnë flamurin në çdo vend ku marrin pjesë në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat