Kosova me 10 atletë në Gjibraltar

Atletika

Kosova me 10 atletë në Gjibraltar

Nga: K.G. Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:08
Muhamet Ramadani

Atletët e Kosovës synojnë rezultate të mira në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim.

Kampionati do të mbahet në Gjibraltar.

Kosova do të përfaqësohet me 10 atletë. 

Gara mbahet me 22 qershor.

Këta janë atletët që marrin pjesë nga shteti ynë: Muhamet Ramadani, Gresa Bakraçi, Sara Susuri, Leon Thaqi, Medina Kutleshi, Enis Bytyqi, Alaudin Suma, Granit Ahmeti, Olti Bytyqi dhe Valentina Kelmendi- Musa.

“Në këtë kampionat do të marrin pjesë 17 shtete si: Shqipëria, Andorra, Armenia, Islanda, Kosova, Litenshtajni, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Qipro, Mali i Zi, Moldavia, Malta, Monako, San Marino dhe Gjeorgjia, Vatikani  si dhe nikoqiri i kampionatit Gjibraltari.

“Ekipi ynë do përfaqësohet me këta atletë dhe do paraqitet në këto disiplina:

Muhamet Ramadoni do paraqitet në disiplinën hedhje të Gjyles

Gresa Bakraçi do paraqitet në disiplinën 1500 metra dhe 800m

Sara Susuri do paraqitet në disiplinat 100 metra dhe 200 metra, Leon Thaqi do paraqitet në disiplinën 800 metra, Olti Bytyqi në 800 metra, Granit Ahmeti 400 metra, Enis Bytyqi 400 metra, Medina Kutleshi 400 metra, Alaudin Suma do paraqitet në disiplinën hedhje të diskut. 

Valentina Kelmendi - Musa do paraqitet në disiplinën 800 metra dhe 1500 metra. Me atletët kanë udhëtuar trajnerët e Federatës Atletike të Kosovës Adnan Demalia dhe  Shaban Ramadani.

Në emër të Bordit Drejtues të Federatës Atletike të Kosovës dhe komunitetit tonë të Atletikës, kryetari Halil Sylejmani ju urojmë suksese sportistëve tanë që do të paraqiten në kampionatin evropian të shteteve në zhvillim”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat