Muhamet Ramadani - atleti më i ri, nga 30 atletë renditet i 20-ti në Evropë

Atletika

Muhamet Ramadani - atleti më i ri, nga 30 atletë renditet i 20-ti në Evropë

Nga: K.G. Më: 7 qershor 2024 Në ora: 23:02
Muhamet Ramadani

Atleti i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, ka shënuar rezultat të lakmueshëm në Kampionatin Evropian në disiplinën teknike, që po mbahet më kryeqytetin e Italisë, Romë.

Ramadani asnjëherë nuk e përmbyllë listën por kësaj radhe nga 30 atletë më të mirë të Evropës në hedhjen e Gjylës, ka përfunduar në pozitën e 20-të.

Trajneri i Muhametit, Shaban Ramadani, është i kënaqur me rezultatin. 

Kur kihet parasysh se Muhameti u ballafaqua edhe me një lëndim, pozita e 20-të, eshtë rezultat i kënaqshëm.  

“Përfunduam në vendin e 20 ku lamë prapa 10 hedhësit më të mirë të Evropës.

Rezultati 19.10 metra vjen pas një lëndimi të cilin ende jemi duke e trajtuar për çka e falënderoj Mriparehab, ku trajtimi do të vazhdojë tutje. 

Sa i përket kësaj gare për ne është një motiv shtesë pasi që e kemi gjet veten në mesin e tyre me pak diferenca, vlen të theksohet se atletika është mbretëresha e sportit.

Meti në këtë garë  ishte atleti më i ri në moshë nga garuesit e tjerë ku mosha mesatare ishe 26 vjeç.

Tash do të punojmë edhe më shumë së bashku me trajnerin e forcës eksplozive z. Edib Smaka”, thotë Shaban Ramadani.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat