Gega e teta në kualifikuese

Atletika

Gega e teta në kualifikuese

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 13:24
Gega

Atletja shqiptare Luiza Gega është klasifikuar sot në vendin e tetë në baterinë A të garës kualifikuese 3000 metra me pengesa, e vlefshme për Kampionatin Europian që po zhvillohet në Romë.

Gega, kampione në fuqi e kësaj gare, dha kohën 9’35”77. Në finalen e kësaj gare kualifikohen tetë vende e para të secilës bateri (dy të tilla), çka do të thotë se atletja kuqezi ka siguruar një vend për në finale.

Luiza Gega bëri një garë të qetë, duke qenë vazhdimisht mes më të mirave. Në dy xhirot e fundit ajo u mjaftua për të kontrolluar rivalet, pa u sforcuar shumë për të arritur objektivin minmal, që ishte kualifikimi.

Gara finale e 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet më 9 qershor, ora 22:00, me atleten kuqezi që do të ketë mundësi të mbrojë titullin kampion Europe të fituar në Munich një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat