Kosova me dy atletë në Kampionatin Evropian

Atletika

Kosova me dy atletë në Kampionatin Evropian

Nga: K.G.. Më: 6 qershor 2024 Në ora: 18:17
Muhamet Ramadani

Për 5 ditë më radhë do të mbahet Kampionati Evropian i atletikës. 

Kosova do të përfaqësohet me dy atletë, një në disiplinën teknike dhe tjetri në atë të shtigjeve të mesme. 

Synojnë paraqitje sa më të mirë në kryeqytetin e Italisë.

“Atletët Gresa Bakraçi dhe Muhamet Ramadani, do të përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian për senior.

Atleti Muhamet Ramadani do të paraqitet më 7 qershor në disiplinën e hedhjen e Gjyles prej orës 19:55

Atletja Gresa Bakrçi paraqitjen e sajë do ta ketë më 10 qershor  duke filluar nga ora 11:50 në disiplinën 800 metra. 

Me atletët tanë po qëndron edhe trajneri Shaban Ramadani. 

Në emër të Bordit Drejtues të Federatës Atletike të Kosovës dhe komunitetit tonë të Atletikës, ju urojmë suksese sportistëve tanë që do të paraqiten në Kampionatin Evropian.

Kryetari Halil Sylejmani i cili së bashku me Sekretarin gjeneral Abdurrahman Shkodra do të udhëtojnë së bashku për të qenë prezent ne këtë eveniment me rëndësi të madhe", njofton Federata e Atletikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat