Halil Sylejmani me disa takime të rëndësishme në Izmir: Grasa Bakraqi na zbardhi fytyrën

Atletika

Halil Sylejmani me disa takime të rëndësishme në Izmir: Grasa Bakraqi na zbardhi fytyrën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 maj 2024 Në ora: 16:56
Halil Sylejmani

Atletika kthehet me një medalje nga Kampionati Ballkanik që u mbajt në Izmir të Turqisë.

Gresa Bakraqi është fituese e medaljes së bronztë në disiplinën 3000 metra. 

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, megjithatë ka vlerësuar rezultatet e atletëve të kombëtares së Kosovës, por sipas tij ka pritur më shumë. 

Image

Sylejmani tha se ka pas edhe takime shumë të frytshme dhe në dobi të atletikës së Kosovës. 

“Në Ballkanik morën pjesë tetë atletë, dy trajnerë, si dhe unë për disa çështje të takimit me federatën turke. 

Sa i përket organizimit të kampionatit ka qenë në nivel shumë të mirë.

Atletët tanë kanë bërë të pamundurën, secili në disiplinat e tyre. 

Disa kanë shënuar rezultate në krahasim me rezultatet e mëparshme, dhe menduam që do të mbesim pa medalje, mirëpo fati deshi dhe na zbardhi fytyrën Gresa Bakraqi e cila fitoi medaljen e bronztë në 3000 metra”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Megjithatë Sylejmani shpreson se në të ardhmen të arrijnë rezultate edhe më të mira. 

“Mendoj që kemi mundësi me atletët të cilët i ka federata atletike nëpër klube që me një angazhim më të madh të atletëve, trajnerëve dhe klubeve, të arrijmë edhe rezultate më të mira, gjegjësisht të marrin medalje, të cilat kishin me qenë konform kushteve infrastrukturës dhe ekonomike të klubeve. 

Shoqëria apo organet komunale përkatësie ku janë klubet, gjithashtu edhe federata atletike, duhet që bashkërisht të bëjnë të pamundurën që atletë të jenë të përgatitur dhe sa me tepër të marrin medalje në arenën ndërkombëtare dhe kështu përfaqësohet Kosova, Federata e gjithë popullata e Kosovës”, ka nënvizuar numri një i federatës. Në Ballkanik morën pjesë atletë e atlete nga 21 shtete, ku konkurrenca ka qenë shumë e fortë.  

Sylejmani nuk është aq i kënaqur me rezultatet për faktin se ka pritur më shumë: “Në kampionat morën pjesë 21 shtete ndër to edhe federata e atletikës e barabartë me të gjitha të tjera, kemi mbërritur atë që kemi mundur.

Nuk jam i kënaqur sa duhet, mendoj që herëve tjera të fitojmë edhe më shumë”.

Gjatë Kampionatit Ballkanik, Sylejmani ka pas edhe takime të rëndësishme me homologët e tij.

“Në këtë kampionat isha së bashku me të gjithë ekipin, kemi pas biseda me federata të shteteve të ndryshme gjegjësisht kryetarin e atletikës turke, Fatih Çintimar, ku kemi diskutuar me lidhjen në zhvillim  e atletikës, bashkëpunimin e ndërsjellë, shkëmbimin e përvojave të dyanshme ku na ka afruar edhe stadiumin shumë të bukur në Izmir të Turqisë, që i plotëson kushte maksimale për përgatitje të atletëve tanë, njëheri 50 metra nga stadiumi ekziston hoteli pronë e federatës atletike turke, kështu që kushtet janë ideale, për t’i dërguar atletët tanë në përgatitje së bashku ku do të jenë edhe atletët turk etj.

Them çmimi i shfrytëzimit të ushqimeve dhe vendosje së akomodimit dhe shfrytëzimit të stadiumit, do të jetë një çmim tjetër më i mirë se sa për të tjerë.

Kemi biseduar me përfaqësuesin e federatës greke, bashkëpunimin me ta dhe ka qenë shumë konstruktive”, ka përfunduar Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat