Harris jep deklaratën e parë të fushatës: Trump është kriminel i dënuar

Amerika

Harris jep deklaratën e parë të fushatës: Trump është kriminel i dënuar

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 16:55
Kamala Harris

Kamala Harris dha deklaratën e saj të parë për shtyp që kur Joe Biden u largua nga gara presidenciale.

Harris, ish-prokurorja e përgjithshme e Kalifornisë, pritet të mbështetet shumë gjatë fushatës së saj për të zëvendësuar Biden si kandidate demokrate.

Kamala Harris u qëndron përballë mashtruesve dhe kriminelëve. Donald Trump është një kriminel i dënuar”, thuhet në deklaratë.

Ammar Moussa, një ish-zëdhënës i fushatës së Bidenit, i cili tani po punon për Harris, shtoi: “Zëvendëspresidentja Kamala Harris i ka mbajtur kriminelët përgjegjës gjatë gjithë karrierës së saj – dhe Donald Trump nuk do të jetë ndryshe”.

Trump tha të dielën që beson se Harris do të jetë “më e lehtë për t’u mposhtur” se Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat