Komisioni Demokratik në ShBA, që do të përcaktojë rregullat për nominimin e partisë do të mblidhet sërish pasditen e së mërkurës, njoftuan bashkëkryetarët e komisionit.
“Tani është përgjegjësi e Komitetit të zbatojë një kornizë për të zgjedhur një kandidat të ri, i cili do të jetë i hapur, transparent, i drejtë dhe i rregullt”.
Kështu thanë bashkë-kryesuesit guvernatori i Minesotës Tim Walz dhe operativja e gjatë demokrate Leah Daughtry.
“Procesi i paraqitur për shqyrtim do të jetë gjithëpërfshirës, do të jetë i drejtë dhe do të jetë i shpejtë”, thuhet tutje në deklaratë, raporton CNN.