​Tërheqja nga gara presidenciale, Mike Johnson i kërkon dorëheqjen Joe Biden

Amerika

​Tërheqja nga gara presidenciale, Mike Johnson i kërkon dorëheqjen Joe Biden

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 21:00
Mike Johnson

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson i ka bërë sonte thirrje presidentit Joe Biden të jep dorëheqjen nga detyra menjëherë pasi ky i fundit njoftoi se nuk do të kërkonte rizgjedhje.

“Nëse Joe Biden nuk është i përshtatshëm për të kandiduar për president, ai nuk është i aftë të shërbejë si president. Ai duhet të jep dorëheqjen menjëherë. 5 nëntori nuk mund të arrijë shpejt”, tha Johnson, një republikan i shquar, në një deklaratë në X.

Biden ka shprehur mbështetjen e tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris, pasi më herët njoftoi tërheqjen nga gara elektorale e nëntorit në SHBA.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë - është koha të mblidhemi dhe të mposhtim Trump. Le ta bëjmë këtë," tha ai në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat