Pas tërheqjes, Biden kërkon që ky personalitet ta zëvendësojë në garën për President

Amerika

Pas tërheqjes, Biden kërkon që ky personalitet ta zëvendësojë në garën për President

Nga: M.L. Më: 21 korrik 2024 Në ora: 20:52
Presidenti Joe Biden

Presidenti Joe Biden ka vendosur të tërhiqet nga gara Presidenciale. Në njoftimin e tij ai ka thënë se ka ardhur koha të tërhiqet dhe të fokusohet vetëm në përmbushjen e detyrave të tij si President për pjesën e mbetur të mandatit.

Ndërkaq në një postim në rrjetin social Facebook, Biden tha se ofron mbështetjen dhe miratimin e tij të plotë që zv. Presidentja Kamala Harris të jetë e nominuara e partisë për këtë vit.

Ai ftoi bashkëpartiakët demokratë që ta “godasin” ish-presidentin Donald Trump.

“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos pranoj nominimin dhe të përqendroj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si i nominuari i partisë në vitin 2020 ishte të zgjidhja Kamala Harris si zëvendëspresidenten time. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala të jetë nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët - është koha të bashkohen dhe të godasin Trump-in. Le ta bëjmë këtë”.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat