Një video e re pretendohet se shfaq atentatorin e Donald Trumpin në mesin e turmës, një orë para se të ndodhnin të shtënat.
Videoja e re e siguruar nga ËTAE në Pittsburgh, shfaq 20-vjeçarin Thomas Crooks duke ecur vetëm, jo larg vendit ku ishte turma që po prisnin në diell që të shfaqet ish-presidenti që foli para tyre në Butler.
Crooks shihen në afërsi të ndërtesës pak metra jashtë perimetrit të sigurisë. Ai kishte shtënë me pushkë gjysmë automatike mbi Trumpin të cilin e goditi në veshin e djathtë.
Kur ishte parë për herë të parë në video, Crooks po ecte i ndarë nga turma – në drejtim të një depoje. Kamera largohet për pak sekonda prej tij dhe arrin sërish ta “pikasë” – këtë herë duke e shikuar diçka lart.
Videoja e fundit është ilustrimi më i mirë i sjellëve të çuditshme të atentatorit të Trumpit – që tërhoqi vëmendjen e agjentëve të Shërbimit Sekret vetëm pak minuta para sulmit.