Një video e re amatore shfaq momente kaotike të krijuara pas të shtënave mbi ish-presidentin amerikan, ku agjentët e Shërbimit Sekret e mbulojnë me trupin e tyre madje edhe mbi kokën e tij mbajnë duart, me qëllim që të mos e godet ndonjë plumb.
Pak sekonda pasi 20-vjeçari Thomas Crooks shtiu me armë dhe e goditi në veshin e djathtë Trumpin, agjentët e Shërbimit Sekret reaguan duke e larguar nga foltorja.
Por dërgimi deri në veturën e blinduar ishte përcjellë me plotë adrenalinë dhe skena të ngjashme si në filmat aksion, ku agjentët e rrethuan Trumpin derisa e futën në veturën e blinduar.
Nga ky sulm kishte mbetur i vrarë një mbështetës i Trumpit dhe dy tjerë ishin plagosur. Kurse agjentët arritën të neutralizojnë sulmuesin i cili mbeti i vrarë në kulmin e objektit, nga ku kishte shtënë me pushkë gjysmë automatike.
Deri më tani nuk dihen motivet që quan deri te ky veprim, ndërsa Trump për fat të mirë ka shpëtuar me lëndime të lehta, pasi u godit pak nga plumbi në veshin e djathtë.