Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, i kërkoi debat për muajin e ardhshëm JD Vance, kandidatit që u zgjodh nga Donald Trumpi për postin e zëvendëspresidentit në zgjedhjet e nëntorit.
Fushata e presidentit amerikan Joe Biden, tha se ftesa është zgjatur për 13 gusht, e organizuar nga CBS.
Kërkesa e Harris, për debat u bë përmes një porosie me zë, pas përzgjedhjes së Vance në Konventën Kombëtare Republikane.
Zëvendëspresidentja më parë pranoi kushtet për një debat në CBS, ndërsa fushata e Trumpit kërkoi një debat në Fox News, shkruan Sky News.