Ish-Presidenti Trump vazhdon fushatën në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan

Amerika

Ish-Presidenti Trump vazhdon fushatën në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 17:19
Ish-Presidenti Donald Trump

Ish-Presidenti Donald Trump do të bëjë nesër fushatë në Pensilvani në prag të Kuvendit Kombëtar Republikan që mbahet javën e ardhshme, ku ai pritet të marrë emërimin zyrtar si kandidat për zgjedhjet presidenciale.

Republikanët e kanë emëruar dy herë zotin Trump si kandidat presidencial.

Kuvendi do të mbahet nga data 15-18 korrik në Miluoki, në shtetin Viskonsin. Zoti Trump pritet të njoftojë aty emrin që ai ka zgjedhur për të mbajtur detyrën e nënpresidentit.

Kandidatët më të përmendur deri tani janë guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum, senatori i Floridës Marco Rubio dhe senatori i Ohajos J.D. Vance.

Rreth 2400 delegatë duhet të miratojnë platformën e Partisë Republikane, të cilën zoti Trump e ka përkrahur më parë.

Platforma Republikane rendit 20 objektiva që kanë të bëjne me qëndrimet kryesore të kësaj partie, për çështje si ekonomia, aborti dhe emigracioni./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat