Samiti i NATO-s mbyllet me premtime për Ukrainën, vëmendje të re mbi Bidenin

Amerika

Samiti i NATO-s mbyllet me premtime për Ukrainën, vëmendje të re mbi Bidenin

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 12:18
Pamje nga Samiti i NATO-s

Vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) bënë zotime afatgjata për mbështetjen e Kievit, në kuadër të një marrëveshjeje të quajtur Pakti për Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara ofruan një pako gjithëpërfshirëse të ndihmës ushtarake për t’i ndihmuar në zmbrapsjen e Rusisë.

Teksa samiti i NATO-s u përmbyll në Uashington, shumë udhëheqës lavdëruan fuqinë e aleancës.

Por, pati më pak konsensus rreth paraqitjes së presidentit amerikan, Joe Biden, teksa gafat e mëdha të tij gjatë ngjarjes larguan vëmendjen prej politikave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat