Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka ngatërruar emrin Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në konferencën për shtypin pas takimit me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Washington.
Duke e ftuar Zelenskyn për të folur në konferencë, Biden iu referua atij si “Presidenti Putin”.
Ai e kapi gabimin dhe e korrigjoi veten, ndërsa ftoi Presidentin Ukrainas të fliste në konferencën për shtypin.
“Ai do të mundë Presidentin Putin, Presidenti Zelenskyy”, tha më pas Biden.
Zelensky u pa duke qeshur.
🇺🇸🇺🇦 Watch Zelensky's reaction as Biden calls him Putin 😭 pic.twitter.com/TfVoAoryDX
— Censored Men (@CensoredMen) July 11, 2024