Lisa Pisano, personi i parë që mori një pompë mekanike të zemër si dhe një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht, ka ndërruar jetën të dielën, ka njoftuar NYU Langone Healthy, ku ajo i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Siç raporton CNN, Pisano kreu transplantin më 12 prill, por organi dështoi për shkak të rrjedhjes së kufizuar të gjakut dhe iu hoq më 29 maj.
“Rasti i saj ishte transplanti i parë i organit i raportuar në një person me një pompë mekanike të zemrës”, u tha nga NYU Langone, tranplanti i dytë i njohur i një veshke derri të modifikuar gjenetikisht në një marrës të gjallë dhe i pari i transplantuar së bashku me gjëndrën timus të kafshës.
“Pisano ishte e guximshme dhe altruiste”, tha mjeku Robert Montgomery, drejtor i Institutit të Transplantit Langone në NYU.
Ajo kishte thënë gjatë një konference për shtyp pas procedurës se edhe nëse transplantimi i organit nuk do të funksiononte për të, mund të funksiononte për dikë tjetër.
Çdo tetë minuta, një person i shtohet listës së pritjes për tranplant, dhe 17 persona nga kjo listë vdesin çdo ditë duke pritur një organ, u tha nga rrjeti i prokurimit dhe transplantimit të organeve.