Ky shtet u godit nga një tërmet i fuqishëm

Amerika

Ky shtet u godit nga një tërmet i fuqishëm

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Një tërmet prej 7 magnitudë ka goditur afër bregut të Perusë, ka njoftuar qendra kombëtare e operacioneve të emergjenca të Perusë, shkruan Reuters.

Nuk raportohet për dëme nga ana e autoriteteve të atjeshme.

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit në SHBA, tha se kishte një kërcënim për cunami nga tërmeti, bazuar në të dhënat e disponueshme, pasi më herët kishte thënë se nuk kishte kërcënim për cunami.

Vlerësohet se valët e cunamit po arrinin nga 1 në 3 metra mbi nivelin e baticës, përgjatë disa pjesëve të bregdetit të Perusë.

Në anën tjetër, qytetarët kanë braktisur për disa minuta pronat e tyre nga frika se mund ta pësojnë nga shembja e shtëpive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat