Të shtëna me armë zjarri në Arkansas, vriten dy persona, plagosen tetë të tjerë

Amerika

Të shtëna me armë zjarri në Arkansas, vriten dy persona, plagosen tetë të tjerë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë zjarri të premten jashtë një dyqani ushqimor në Fordyce, Arkansas.

Një oficer i zbatimit të ligjit ishte në mesin e të plagosurve dhe ka marrë plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, tha policia.

Policia e Shtetit të Arkansas iu përgjigj dyqanit ushqimor Mad Butcher në orën 11:30 të mëngjesit me kohën lokale të premten. Sulmuesi ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital, tha policia.

“Jam informuar për të shtënat tragjike në Fordyce dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit në vendngjarje. Falenderoj forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë dhe heroik për të shpëtuar jetë. Lutjet e mia janë me viktimat dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo”, tha në mediat sociale guvernatoria Sarah Huckabee Sanders .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat