Temperatura ekstreme në SHBA/ Arrijnë deri në 45 gradë celcius, valë të nxehti edhe në Meksikë

Amerika

Temperatura ekstreme në SHBA/ Arrijnë deri në 45 gradë celcius, valë të nxehti edhe në Meksikë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Valët vdekjeprurëse të të nxehtit kanë goditur shtetet e bashkuara të amerikës. Autoritetet meteorologjike lëshuan të enjten një paralajmërim për nxehtësi ekstreme në disa shtete ku në total jetojnë 100 milionë amerikanë. Në këto zona temperaturat pritet të jenë mbi 45.5 gradë celsius.

Temperaturat  në Uashington pritet të arrijë 38 gradë celsius. Nëse termometri shënon këtë shifër do të shënohetë një tjetër rekord, pas atij të 2016.

Qyteti i Nju Jorkut hapi qendra ftohjeje emergjente në biblioteka, qendra të mëdha dhe objekte të tjera. Ndërkohë që shkollat ​​e qytetit funksiononin normalisht, në periferi autoritetet i dërguan nxënësit  në shtëpi herët për të shmangur vapën.

Si pasojë valës e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Meksikës ka shkaktuar qindra viktima. Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, numri i vdekjeve për më shumë se tre muaj është rritur në 155, me 30 raste të reja midis 13 dhe 18 qershorit.

Temperaturat rekord të ditëve të fundit besohet se kanë shkaktuar qindra, nëse jo mijëra, viktima po ashtu  në Azi dhe Europë.

Në Arabinë Saudite, pothuajse dy milionë myslimanë shkuan në Xhaminë e Madhe të Mekës, por qindra vdiqën për shkak të temperaturave ekstreme që kaluan 51 ° Celsius.

Mesdheu është prekur po ashtu nga temperaturat e larta, të cilat mund të kenë kontribuar në shpërthimin e zjarreve në rajone të ndryshme, nga Portugalia në Greqi dhe përgjatë bregut verior të Afrikës deri në Algjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat