I morën peng nga lokali, një grup kriminal ekzekuton 7 persona në mes të sheshit

Amerika

I morën peng nga lokali, një grup kriminal ekzekuton 7 persona në mes të sheshit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 09:38
Brazil

Shtatë persona kanë humbur jetën pas të shtënave më armë në Brazil. Mësohet se vikitmat u vranë të enjten në një shesh në Visoza do Ceara, në shtetin brazilian të Ceara në verilindje të vendit. Autoritetet lokale njoftuan gjithashtu se kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë.

Autoritetet po përpiqen të zbulojnë motivin e autorëve të masakrës, e cila çoi në një ekzekutim. Sipas raportimeve masakra ndodhi rreth orës 03:00 në qytetin me afro 60 mijë banorë, rreth 350 kilometra në perëndim të Fortalezës.

Viktimat ishin në një lokal në një shesh në qendër të qytetit kur sulmuesit mbërritën me makina. Pamjet e kamerave të transmetuara nga stacioni televiziv lokal treguan viktimat duke u dërguar në skenën e masakrës, me duar në kokë dhe të rreshtuar krah për krah, përpara se të vriteshin.

Guvernatori i shtetit të Seara, Elmanou zi Freitas, e quajti episodin të papranueshëm përmes një reagimi në "X".

"Kriminelët e përfshirë në vrasjen masive do të gjenden dhe arrestohen, një nga një, për të dhënë llogari para drejtësisë" për këtë mizori," tha ai.

Ceara, një nga shtetet më të varfra të Brazilit, është ndër shtetet më të rrënuara nga dhuna. Shkalla e vrasjeve atje arrin në 35.5 për 100,000 banorë, shumë më e lartë se shkalla kombëtare (23,4/100,000), sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga OJQ-ja Brazilian Public Security Forum (FBSP), e cila shkon në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat