SHBA përballet me të nxehtin ekstrem, pritet të thyhen rekorde

Amerika

SHBA përballet me të nxehtin ekstrem, pritet të thyhen rekorde

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Temperaturat e larta në disa qytete të SHBA-së po thyejnë rekorde dekada të vjetra këtë javë pasi një valë të nxehti përfshin shtetet qendrore dhe verilindore, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS).

Guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hokul aktivizoi Qendrën e Operacioneve Emergjente pasi vala e të nxehtit pritet të zgjasë gjatë fundjavës, duke prekur afro 80 milionë njerëz nga Indiana në Maine.

24 orë pasi termometri në Sirakuzë, Nju Jork, u ngjit në 34.4 gradë Celsius, më e larta për sezonin që nga viti 1994, guvernatori Hokul paralajmëroi për valën potencialisht vdekjeprurëse të të nxehtit.

“Ne kemi parë stuhi, kemi parë përmbytje, ne kemi pasur uragane, kemi pasur tornado… Por kjo valë e të nxehtit ka shumë të ngjarë të shkaktojë më shumë vdekje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat